Telenews

Vdes 27 vjeçari gjatë punimeve në stacionin e ri policor në Zubin Potok

Policia ka konfirmuar se një 27-vjeçar ka humbur jetën të martën në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, pasi kishte pësuar lëndime të rënda në një kantier ndërtimi në Zubin Potok.

Shefi i Operacioneve të Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Erduan Baliçi, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00, në vendin ku po ndërtohet stacioni i policisë në Zubin Potok

“Rreth orës 10:00 në Zubin Potok, gjatë punimeve, një aksident ka rënë një punëtor duke punuar në tokë dhe bashkëpunëtorët e kanë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok dhe pastaj e kanë dërguar me ambulancë në spitalin e Mitrovicës. Ai ka qenë duke punuar në atë punishte, gjegjësisht ku është duke u ndërtuar një stacion policor në Zubin Potok”, tha Baliçi, raporton Insjaderi.

Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Të ngajshme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Aktualisht nuk ka numra për zgjedhjen e presidentit –

KushtrimGuraj

17-vjeçari u pranua pa shenja jete në QKUK pas goditjes nga vetura, Policia konfirmon aksidentin –

KushtrimGuraj

Banesat për 7.3 % më shtrenjt se vitin e kaluar, Prishtina prinë për rritje çmimi

Yllka Gashi