Telenews

Arrestohet i dyshuari për kanosje ndaj Albin Kurtit

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Sipas Policisë, njësitet policore fillimisht kanë identifikuar dhe lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit, i cili dyshohet se përmes një rrjeti social ka kanosur Kurtin.

I dyshuari, para arrestimit, dyshohet se ka kanosur edhe zyrtarët policorë të cilët kanë intervenuar në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngajshme

Rigjykimi për 53-milionëshin, mbrohen në heshtje Pal Lekaj dhe të tjerët

Yllka Gashi

PDK kërkon sërish vazhdimin e seancës konstituive, Gruda: Kushtetuta nuk është statut i Vetëvendosjes

Yllka Gashi

Po voziste i dehur/ Ngrihet aktakuzë ndaj shoferit që shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Yllka Gashi