Telenews

A do të rikthehet Vesa Luma në televizion? Zbulon ofertën që ka marrë …

Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit disa detaje rreth angazhimeve të saj të ardhshme, duke zbuluar se ka marrë ftesa për festa si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Këngëtarja duket se po përballet me disa zgjedhje, pasi krahas muzikës dhe projekteve të reja, në planet e saj mbetet edhe rikthimi në televizion.

Vesa ka treguar se po i shqyrton me shumë kujdes mundësitë që i janë ofruar, pasi dëshiron që çdo projekt i ri të jetë i duhuri për të. Ndërkohë, ajo po punon edhe për EP-në e saj të re, duke e bërë këtë periudhë mjaft të ngarkuar për këngëtaren.

Por pyetja që mbetet është: Në cilin vend do ta shohim Vesën duke performuar – në Kosovë apo në Shqipëri?

Fansat tashmë mezi presin të mësojnë se cilat do të jenë angazhimet e saj të radhës.

Të ngajshme

Ngjarje tragjike në Gjakovë: Ky është 49-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij –

KushtrimGuraj

Auto Pjesë Beka – Zgjidhja e duhur për automjetin tuaj

Rrezarta Ramaj

Zyra e Kryeprokurorit reagon pasi Specialja ngriti aktakuzë për sulmin ndaj Jasharajve

Rrezarta Ramaj