Telenews

Këngëtari Art Abazi humb çantën personale, kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Këngëtari shqiptar Art Abazi ka bërë një apel për ndihmë pasi ka humbur çantën e tij personale gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Abazi ka treguar se në çantë ndodheshin edhe pasaporta e tij. Ai ka bërë të ditur se ka pyetur vazhdimisht në stacionet e policisë së jugut, por deri tani nuk ka pasur rezultat.

Art Abazi u ka bërë thirrje të gjithë atyre që mund ta kenë gjetur apo dorëzuar çantën që ta kontaktojnë, duke theksuar se është i gatshëm ta shpërblejë personin që e ndihmon ta rikthejë dokumentin.

“Po e provoj edhe këtë mundësi të fundit, duke ju lutë me m’kontaktu në rast s’isht hasni ose thjeshtë dini ndonjë formë se si mund ta rikthej atë dokument”, ka shkruar ai.

 

Të ngajshme

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj