Telenews

Ngjarjet e datës 7 shtator

Seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për “Spiunazh” dhe “Shantazh”. (Gjykata Themelore, Prishtinë, ora 09:30)

Aleanca zhvillon një aktivitet simbolik tek hyrja e Kuvendit të Kosovës. Në fund të aktivitetit, do të ketë deklarim për media. (Hyrja e Kuvendit, sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00)

 

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KPK-së, Kati VI, Prishtinë, ora 10:00

 

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, Pro Peace Kosova dhe Integra, në bashkëpunim me Qendrën Barabar, do të organizojnë diskutimin publik “Lokacione të reja, pyetje të vjetra: Ku qëndron kërkimi për të pagjeturit e luftës?”. (Qendra Barabar, Hoteli Grand, Kati 4, ora 11:00)

 

Inaugurohet LAND FILM LAB – Film Residency & Industry Networking, e cila do të zhvillohet në kuadër të edicionit inaugurues të rezidencës. (Roganë, Kamenicë, ora 18:30)

 

 

“Urime dhe Përshëndetje” publikohet hulumtimi mbi rolin shoqëror të radios që nga vitet e ‘80-ta dhe aspektin emocional të këngëve të dedikuara në radio në Kosovë gjatë viteve të ‘90-ta dhe 2000. (Kino Armata në Prishtinë, ora 19:00)

 

Të ngajshme

Motra e Laurent Krasniqit thyen heshtjen pas humbjes së rëndë

Rrezarta Ramaj

Juventusi dhe Milani ndajnë pikët në ndeshjen e madhe G

Rrezarta Ramaj

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Rrezarta Ramaj