Telenews

Gjesti pas dënimit me dy vjet burgim me kusht: Ai i pari e ka nxjerrë armën, s’do të dorëzohem

Këngëtari Gjesti ka reaguar pas seancës gjyqësore, ku u dënua me dy vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë lidhur me rastin në “Onima”, raporton Ekonomia Online.

Pas përfundimit të seancës, Gjesti u deklarua, duke këmbëngulur se ngjarja nuk ka ndodhur në mënyrën se si, sipas tij, është paraqitur.

“E kanë qit pjesën dhe ai me çikë në dorë. Alltin, pasha Allahun, ai i pari e ka nxjerrë. Një javë para se me ndodhë ky rast. Po apet s’munen me m’perly. Jo ai, po kërkush hiç, se unë rri i drejtë”, tha Gjesti.

Ai falënderoi mbështetësit e tij për përkrahjen gjatë procesit gjyqësor.

“Shumë faleminderit që më keni përkrahë, ja u ha zemrën edhe juve, respekt për juve! Amo kjo është e vërteta, vallahi! Sinqerisht po!”, u shpreh ai.

Gjesti tha se nuk do të heqë dorë dhe se dëshiron të vazhdojë ta mbrojë qëndrimin e tij për rastin.

“S’do të dorëzohem! S’do të dorëzohem! Se deshën me m’qitë keq mua aty, me bë filma, kishe me çikë në dorë, a din, e ky aty i ka shkuar me armë, ai i pari e ka nxjerrë”, deklaroi ai.

Gjesti tha se e pranon se ka bërë veprime të pahijshme gjatë incidentit, por mohoi se është personi që, sipas tij, është tentuar të paraqitet në atë situatë.

“Se unë s’jam asi njeri. Këtu vijnë, që m’kanë bë padrejtësi mua, i kanë marrë paratë e mia që i kam bërë unë për familje, për krejt. Më ka lënë në zero edhe unë jam shku aty e kam nxjerrë atë dhe kam bërë gjeste të pahijshme që e kam pranu”, tha Gjesti.

Të ngajshme

Ekskluzive | Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

Rrezarta Ramaj

Vajza e axhës së Arlinda Zekajt: Ajo shkoi ta marrë djalin te familja e burrit, aty ndodhi tragjedia – Kishte pasur dhunë edhe më herët

Rrezarta Ramaj

Haxhiu: Të enjten votohet për Byronë dhe Buxhetin

Rrezarta Ramaj