Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, të thirrur për 9 shtator.
I ftuar në emisionin “Canapé” në T7, Haradinaj tha se mandatet e deputetëve janë konsumuar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit në afatet e parapara.
Sipas tij, mandati i parë ka përfunduar pa sukses, ndërsa edhe mandati i dytë është konsideruar i përfunduar pas seancës së 5 shtatorit.
Haradinaj ka vlerësuar se deputetët aktualisht nuk kanë mandat kushtetues për të marrë pjesë në një seancë të re dhe se çdo veprim i ndërmarrë në këtë situatë do të ishte jokushtetues.
AAK-ja kështu pritet të mos jetë pjesë e seancës së 9 shtatorit për vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

