Telenews

U sulmua nga disa persona, flet Labinot Rexha, si ndodhi rasti?

Këngëtari Labinot Rexha ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se është sulmuar nga tre persona në Rahovec.

Në “KosovaToday” në Klan Kosova ai shpjegoi sesi ka ndodhur rasti.

“Në kohën para luftës babai im ka liruar me komshiun, me zonjën Fahrien të kenë pasi kanë pasur truallin shumë të ngushtë për me u bo shtëpia pak më e madhe e kanë bashku rrugën që me pas të përbashkët edhe ja pra pasojat ndodhi kur të vjetrit e bëjnë pa shkrim pa ndonjë gjë materiale dhe ndodhin gjëra që ndodhin sot e kësaj dite. Tani unë kam blerë nga ata dy truall e gjysë, i kam rregullu edhe muret e shtëpisë së tyre, ja kom rregullu edhe ato nëntokësore rrymën e të gjitha. Ai ka nisur të bëj mbi murin tim garazhin dhe mbi të thuajse edhe një shtëpi dmth vazhdimin e shtëpisë, pa lejen time dhe i kam mbyllur sytë e kam thënë hajt se s’ka dert komshiu. Ndërkohë gjatë matjes së rrugës e truallëve që i kemi edhe kam hasur që edhe un kam hi tek ai nja 6 metra2 por ndërkohë unë ja kom pagu ato para 10 vjete dhe këtu ku ka liru babai im është në emër të nënës sime kur ku ata kanë liru në pjesën tjetër jam edhe unë bashkëpronar me ata. E kështu sa po e shoh kur mbesin pa para na ngacmojnë, slumojnë mamin tim, fjalët më brutale më të këqija edhe sigurisht mas “Bigut” kam pas edhe fansa që kanë dashur me bë foto ka pasur edhe njerëz që kanë ardh me bë foto. Më kanë sulmu 5-6 veta, e kanë sulmu mamin tim. Unë ndërhyrja dhe kur ndërhyra prej largu më sulmoi të syri më goditi një herë dhe unë qesha. Ata më kanë kërcënu edhe me jetë ”, tha ai ndër të tjera.

Të ngajshme

Ekskluzive | Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

Rrezarta Ramaj

Vajza e axhës së Arlinda Zekajt: Ajo shkoi ta marrë djalin te familja e burrit, aty ndodhi tragjedia – Kishte pasur dhunë edhe më herët

Rrezarta Ramaj

Haxhiu: Të enjten votohet për Byronë dhe Buxhetin

Rrezarta Ramaj