Telenews

Kosova vendos detyrim shtesë për importin e farës së grurit nga Serbia

Mimoza Kusari-Lila, ministre në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për vendosjen e detyrimit të përkohshëm antidamping prej 0.04 euro për kilogram ndaj importit të farës së grurit për mbjellje me origjinë nga Serbia.

Sipas Kusari-Lilës, vendimi është marrë pas një hetimi të zhvilluar nga Ministria dhe dëshmive paraprake për import me çmime damping, që sipas saj kanë shkaktuar dëme për prodhuesit vendorë.

“Prodhuesi vendor nuk do të lihet i pambrojtur përballë konkurrencës së pandershme. Tregu ynë duhet të jetë i hapur, por edhe i drejtë”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se institucionet do të përdorin çdo instrument ligjor në dispozicion për të mbrojtur prodhimin vendor, konkurrencën dhe interesin ekonomik të Kosovës.

Të ngajshme

Meta kërkon sërish lirimin nga burgu, dorëzon kërkesën në Gjykatën e Lartë

Yllka Gashi

Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive, ky është rendi i ditës

Yllka Gashi

Mbi 3,700 raste të reja vetëm për një vit, ky është kanceri që po prek më shumë kosovarët

Yllka Gashi