Telenews

Meta kërkon sërish lirimin nga burgu, dorëzon kërkesën në Gjykatën e Lartë

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk heq dorë nga kërkesa e tij për t’u liruar nga qelia.

Siç mëson gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ish-presidenti i vendit ka dorëzuar sot në Gjykatën e Lartë kërkesën për zbutjen e masës arrest me burg.

Ilir Meta akuzohet zyrtarisht për korrupsion në tre raste, pastrim parash mbi një herë dhe fshehje pasurie. Të pandehur me të janë edhe Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho, që të katërt me masa më të lehta krahasuar me ish-presidentin apo kreun aktual të Partisë së Lirisë, i cili nga burgu thotë përmes avokatëve se po pengohet të bëjë politikë.

Të ngajshme

Kosova vendos masë antidamping ndaj importit të farës së grurit nga Serbia –

KushtrimGuraj

Rezultatet në PISA, OEK: Alarm për arsimin dhe ekonominë e Kosovës –

KushtrimGuraj

Trump zhvillon bisedë telefonike me Putinin, zbardhen temat e diskutimit –

KushtrimGuraj