Telenews

“Ora e Pritjes” për ish-krerët e UÇK-së nis edhe në Podujevë –

Në Podujevë ka nisur aktiviteti “Ora e Pritjes”, përmes të cilit po bëhet numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit, datës kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë.

Sipas njoftimit të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, aktiviteti në Podujevë përcolli mesazhe për drejtësi, liri dhe kthimin në Kosovë të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ora e Pritjes” është pjesë e aktiviteteve të organizuara në prag të 16 shtatorit, ndërsa platforma “Liria Ka Emër” ka paralajmëruar se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve është paralajmëruar edhe “Marshi për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator, duke filluar nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërsa aktgjykimi në rastin ndaj tyre pritet të shpallet më 16 shtator.

Të ngajshme

Edhe në Zonën Operative të Shalës ndizet “Zjarri i Lirisë” –

KushtrimGuraj

“Zjarri i Lirisë” ndizet në vendlindjen e Jakup Krasniqit –

KushtrimGuraj

Kosova dënon nderimet për Mlladiçin: Bashkimi Evropian s’duhet të vazhdojë të jetë i shurdhër dhe i verbër ndaj Serbisë –

KushtrimGuraj