Telenews

Rama thirrje VV-së: Votojeni nesër Kompaninë “Pastrimi”, Prishtina s’mund të jetojë në bërllog

Nesër në Asamblenë e Kryeqytetit do të votohet një prej vendimeve më të rëndësishme për Prishtinën, themelimi i Kompanisë Komunale “Pastrimi”.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka thënë se gjendja me mbeturina nuk mund të vazhojë  kështu.

“Gjendja me mbeturina nuk mund të vazhdojë kështu! Prishtina është rritur, nevojat janë shumëfishuar, ndërsa sistemi aktual nuk po arrin t’u përgjigjet nevojave të Kryeqytetit”, ka thënë Rama.

Ndërsa i ka bërë thirrje asambleistët e VV-së ta votojnë themelimin e kompanisë “Pastrimi”

“I ftoj të gjithë asamblistët, e në veçanti asamblistët e Vetëvendosjes VOTOJENI NESËR THEMELIMIN E KOMPANISË KOMUNALE “PASTRIMI”. Qytetarët ju kanë votuar me marrë vendime që ua zgjidhin problemet. Bërllogu është në lagjet ku jetoni edhe ju, në rrugët ku kalojnë fëmijët tuaj, në qytetin ku jetojnë familjet tuaja!  Nëse vendosni me penalizu vetvetën për politikë, atëherë kjo kalon çdo logjikë. Propozimi është gati. Zgjidhja është gati. Votojeni!”, ka thënë Rama.

Të ngajshme

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Villa Bellevue destinacioni ideal për pushim, relaks dhe momente të paharrueshme

Rrezarta Ramaj

Kuvendi njofton, nesër vazhdon seanca konstituive

Yllka Gashi