Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Thaçi ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit, duke përcjellë mesazhin: “Kosova po pret”.
“Marshi për Liri” do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Marshi është organizuar nga “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.


