Telenews

Bahtiri: Është vendim i grupit parlamentar që Çitaku të mos votohet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka thënë se është vendim i Grupit Parlamentar të VV-së që kandidatja e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitaku, të mos votohet, raporton Ekonomia Online

Bahtiri, pas dështimit të seancës konstituive, ka deklaruar se VV-ja po pret që të propozohen kandidatët e tjerë për nënkryetarë, ndërsa ka thënë se nuk e konsideron të drejtë që një kandidat të votohet disa herë për të parë nëse i merr votat e mjaftueshme.

“Për votim ne dakordohemi se kë me e votu. Është e padrejtë, për shembull që të propozohet, tri herë ka të drejtë që të votohet dhe të shikoj që a i merr votat e mjaftueshme. Ne po presim që të propozohen kandidatët e tjerë. Është vendim i grupit parlamentar që ajo të mos votohet”, tha ai.

Të ngajshme

Mbrojtja e Kilajt: Provat e ZPS-së nuk janë asgjë më shumë se spekulime

Yllka Gashi

Tre kompani garojnë në Ankandin e Parë të Erës, synohen deri në 100 MW kapacitete të reja

Yllka Gashi

“Liria ka Emër” me mesazh nga ajri: Kosova i pret në shtëpi ata që dhanë gjithçka për lirinë

Yllka Gashi