Telenews

Rama shkruan për Hagën në ditën e Marshit: Thaçi do të triumfojë sikurse Kosova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar sot për Gjykatën Speciale, në ditën kur do të mbahet Marshi i Lirisë në Prishtinë.

Rama ka thënë se farsa e gjykimit në Hagë është në ditët e fundit dhe se mund të pritet gjithçka nga autorët e saj.

Kreu i qeverisë shqiptare megjithatë thotë se asksush s’do të mund t’ua marrë lirinë, duke cituar Hashim Thaçin.

“Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, ka shkruar Rama.

 

Të ngajshme

Mustafa: Krerët e UÇK-së të kthehen në atdhe, aty ku e kanë vendin

Rrezarta Ramaj

Bedri Hamza e Ardian Gjini folës, Shkurte Fejza e Arif Vladi performojnë, skenari për marshin e sotëm

Rrezarta Ramaj

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Rrezarta Ramaj