Telenews

Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese dhe jolegjitime

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka cilësuar si jokushtetuese dhe jolegjitime Qeverinë e votuar sot.

Gjini ka bërë të ditur se Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që kjo e fundit ta trajtojë çështjen me prioritet.

“Qeveria që u votua sot është jokushtetuese dhe jolegjitime. Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe presim adresim me prioritet nga kjo e fundit, meqë themelet e kushtetutshmërisë po lëkunden”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Të ngajshme

Kosova “blindohet” në prag të vendimit të Hagës, mësohet plani i Policisë për 16 shtatorin

Yllka Gashi

Hoxhaj publikon video nga marshimet për UÇK-në: Vetëm edhe dy ditë

Yllka Gashi

Betohet kabineti qeveritar Kurti 4

Yllka Gashi