Telenews

Prishtina merr Presidencën e B40 Balkan për vitin 2027

Me ftesë zyrtare nga Kryetari i Zagrebit dhe Presidenti aktual i B40, Tomislav Tomašević, Prishtina është ftuar ta marrë Presidencën e B40 Balkan Cities Network për vitin 2027, ndërsa Samiti B40 do të mbahet në Prishtinë në janar të vitit të ardhshëm.

Lajmin e ka dhënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Një tjetër përgjegjësi e rëndësishme ndërkombëtare për Kryeqytetin tonë.
Me ftesë zyrtare nga Kryetari i Zagrebit dhe Presidenti aktual i B40, Tomislav Tomašević, Prishtina është ftuar ta marrë Presidencën e B40 Balkan Cities Netëork për vitin 2027, ndërsa Samiti B40 do të mbahet në Prishtinë në janar të vitit të ardhshëm.
Ky është vlerësim për rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Prishtinës në rajon, por edhe mundësi për ta shndërruar Kryeqytetin në një platformë të dialogut, bashkëpunimit dhe zhvillimit ndërmjet qyteteve të Ballkanit.
Në letrën zyrtare, edhe Qyteti i Sarajevës ka shprehur mbështetjen e tij për Prishtinën për marrjen e Presidencës, duke vlerësuar lidershipin dhe orientimin tonë drejt gjithëpërfshirjes, partneritetit dhe vizionit evropian.
Në 2027, Prishtina nuk do të jetë vetëm pjesë e tavolinës së qyteteve të Ballkanit, do ta udhëheqë atë.
Prishtina po rritet. Po lidhet. Po udhëheq” shkruan Rama në njoftim.

Të ngajshme

Florim Morina: Aktakuza nuk është provë faji, një ditë para aktgjykimit në Hagë

Yllka Gashi

Haxhiu: Kosova sot humbi Flora Brovinën, gruan që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit të vet!

Yllka Gashi

Buja para 16 shtatorit: Specialja s’ka marrë vendime të drejta, por shpresojmë në lirimin e krerëve të UÇK-së!

Yllka Gashi