Telenews

Franca shtetasve të vet: Tregoni vigjilencë më 16 shtator, larg tubimeve

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Franca u ka bërë thirrje shtetasve të saj që ndodhen në Kosovë, që të tregojnë vigjilencë për nesër, më 16 shtator.

“Tubime – Thirrje për vigjilencë. Më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, janë planifikuar tubime të mëdha politike në të gjitha qytetet e Kosovës. Shtetasit francezë këshillohen të qëndrojnë larg këtyre tubimeve. Ata duhet të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme brenda qyteteve dhe në gjithë vendin deri në fund të ditës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme franceze.

Nesër, më 16 shtator, shpallet aktgjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” në Gjykatën Speciale, në Hagë.

Seanca pritet të nisë nga ora 10:00.

Të ngajshme

Ekskluzive: Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Yllka Gashi

Muharremi bën thirrje për qetësi: Protestë po, dhunë e vandalizëm jo

Yllka Gashi

Dënimet në Hagë, Britania: Krenarë me rolin tonë më 1999 – vendimi i sotëm nuk është mbi shtetësinë

Yllka Gashi