Telenews

Pensionohet prokurorja Laura Pula

Në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, u organizua një takim përcjellës, në nderim të punës dhe kontributit shumëvjeçar në sistemin prokurorial të prokurores Laura Pula, e cila ka arritur sot moshën e pensionimit.

Me këtë rast, Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, i ndau prokurores Pula mirënjohje për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë ushtrimit të detyrës, duke vlerësuar lart angazhimin dhe përgjegjshmërinë e saj profesionale në shërbim të institucionit dhe sistemit të drejtësisë.

Poashtu Kryeprokurori Gashi, duke e falënderuar prokuroren Pula për punën dhe kontributin e dhënë ndër vite, i uroi shëndet, mirëqenie dhe të gjitha të mirat në kapitullin e ri të jetës së saj.

Në përfundim, prokurorja Laura Pula shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e saj për bashkëpunimin ndër vite, duke vlerësuar kolegët dhe bashkëpunëtorët, me të cilët ka punuar gjatë karrierës së saj profesionale.

Të ngajshme

Finlanda shpall paketën e 34-t të mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën

Yllka Gashi

Granit Xhaka: Sunderlandi e meriton të jetë këtu, Europa League është një tjetër sfidë

Yllka Gashi

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Belgjikë, arrestohet “Gjenerali” i akuzuar si vrasësi i Naim Zyberit

Yllka Gashi