Telenews

Balla me lot në sy pas vendimit në Hagë: S’është vendim drejtësie, është aktakuzë politike

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Balla ka deklaruar se historia e Kosovës nuk mund të përcaktohet nga vendimet e gjykatave, duke vlerësuar se ajo është shkruar përmes luftës dhe sakrificës së shqiptarëve për liri.

“Historia nuk shkruhet me vendime gjykatash, historia është shkruar me gjakun e shqiptarëve që luftuan për lirinë e Kosovës, me kontributin e pazëvendësueshëm të UÇK-së dhe të komandantëve të saj”, ka thënë Balla.

Ai e ka cilësuar vendimin si një aktakuzë me karakter politik, duke kundërshtuar interpretimin e tij si një vendim të mirëfilltë drejtësie.

“Ky nuk është një vendim drejtësie, është një aktakuzë politike, e konfirmuar në këtë shkallë të parë gjykate”, është shprehur Balla.

Të ngajshme

“Qitni provat” – Lirim Mehmetaj reagon për rastin e Behajdin Allaqit

KushtrimGuraj

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë? –

KushtrimGuraj

Thaçi nga Haga me mesazh për Kosovën: Falënderon qytetarët dhe bën thirrje për qetësi –

KushtrimGuraj