Telenews

A ka gjasa të zhbëhet Gjykata Speciale? Profesori tregon si mund të ndodh?

Amund të zhbëhet Gjykata Speciale?

Profesori Aleksandër Çipa ka thënë se një mundësi e tillë ekziston, por ka vlerësuar se bëhet fjalë për një proces të vështirë që kërkon angazhim institucional dhe diplomatik.

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Çipa tha se Kosova nuk duhet ta ndërmarrë e vetme një nismë të tillë, por duhet të angazhojë aleatët e saj të fuqishëm, duke e veçuar edhe rolin e Shqipërisë.

“Duhet të ndërtohet një diplomaci e rishqyrtimit të projektit të kësaj gjykate dhe të prokurorisë speciale jashtë territorit administrativ të Kosovës, e parë në kontekstin e së drejtës ndërkombëtare, por edhe të së drejtës kushtetuese të Kosovës”, tha Çipa.

Sipas tij, me një qasje të tillë dhe me mbështetjen e vendeve mike, Gjykata Speciale mund të rishqyrtohet.

“Nuk ka asnjë dyshim që mund të zhbëhet dhe do të zhbëhet”, u shpreh Çipa.

Të ngajshme

Çitaku pas vendimit dënues: Historia e Kosovës mbrohet duke vepruar, jo duke pritur

Yllka Gashi

Artistët shqiptarë reagojnë pas aktgjykimit në Hagë: “Liria ka emër”

Rrezarta Ramaj

Publikohet fotoja e rrallë e Fjolla Morinës, gjatë kohës së luftës në vitin 1999

Yllka Gashi