Telenews

Studentët kundërshtojnë vendimin e Speciales, protestojnë në Prishtinë

Grupi i studentëve të Universitetit të Prishtinës po protestojnë në sheshin e kryeqytetit, si shenjë revolte ndaj verdiktit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte.

Gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri bëri të ditur se protestuesit janë nisur drejt objektit të Qeverisë.

Këta studentë po kërkojnë drejtësi për çlirimtarët.

“Jemi grup i studentëve të UP-së. Protesta është paqësore, nuk kemi tentim për përshkallëzim, dhe synimi jonë është kundërshtimi i dënimit të çlirimtarëve. Sipas fjalës së gjykatësit ‘në emër të popullit’, ai gjykim nuk ishte në emër të popullit. Ne duam të tregojmë se jemi të fortë dhe se zëri ynë do të dëgjohet”, u shpreh njëri nga studentët.

Të ngajshme

Nëntë vjet në paraburgim, Kushtetuesja vendos për ankesën e Durim Lushajt

KushtrimGuraj

Po merrej me një kundërvajtje, 19-vjeçari dyshohet se e kërcënoi me jetë policin në Podujevë –

KushtrimGuraj

U kërkua shkarkimi i Gërvallës në protestë, reagon Faton Peci

Rrezarta Ramaj