Telenews

“Për shpifuna nuk ka falje”, protestuesit kërkojnë llogari nga Kurti –

Gjatë protestës “Jo në emrin tim” që po mbahet sonte në Prishtinë, qytetarët kanë drejtuar thirrje edhe ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Para objektit të Qeverisë së Kosovës është dëgjuar thirrja: “Për shpifuna nuk ka falje”, ndërsa protesta po vazhdon me brohoritje dhe mesazhe të tjera nga turma.

Tubimi po mbahet në sheshin “Skënderbeu”, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta është thirrur me moton “Jo në emrin tim”.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në kryeqytet, ndërsa gjatë protestës po dëgjohen thirrje të ndryshme lidhur me aktgjykimin dhe zhvillimet pas tij.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 18 shtator

Rrezarta Ramaj

Avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij –

KushtrimGuraj

Protestës në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së i bashkohet edhe Memli Krasniqi, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli

KushtrimGuraj