Një rast kanosjeje ndaj një zyrtari policor është raportuar të enjten pasdite në Podujevë, derisa polici po merrej me një 19-vjeçar lidhur me një kundërvajtje.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjatë trajtimit të kundërvajtjes, i dyshuari Aldrin Rekaliu dyshohet se e ka kanosur me jetë zyrtarin policor.
19-vjeçari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.
Gjatë intervistimit, ai ka mohuar se e kishte kanosur policin.
Për rastin janë njoftuar hetuesit rajonalë dhe Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet për veprën penale “Kanosje”.
Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti mbetet nën hetime.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

