Telenews

“Ka konfirmimin nga mjeku”, Xhaka mohon akuzat për certifikatën e COVID-19 –

Granit Xhaka është vënë nën hetim nga autoritetet zvicerane për dyshimet se kishte siguruar një certifikatë të falsifikuar të vaksinimit kundër COVID-19.

Mesfushori i Sunderlandit i ka mohuar akuzat, ndërsa përfaqësuesi i tij, Andreas Bantel, ka deklaruar se Xhaka po bashkëpunon plotësisht me autoritetet dhe është transparent lidhur me çështjen.

“Granit Xhaka po bashkëpunon plotësisht me autoritetet dhe është tërësisht transparent. Ai ka konfirmim nga mjeku i tij se është vaksinuar kundër COVID-19 për herë të parë më 25 janar 2022 dhe për herë të dytë më 11 nëntor 2022”, ka thënë Bantel.

Hetimi po zhvillohet nga Prokuroria Publike e Lucernit dhe lidhet me një mjeke, ordinanca e së cilës ishte bastisur nga policia në vitin 2023, nën dyshimet se kishte lëshuar certifikata të rreme të vaksinimit kundër COVID-19.

Autoritetet po shqyrtojnë nëse Xhaka ishte në mesin e personave që kishin marrë një certifikatë vaksinimi pa u vaksinuar.

Avokati i mjekes, Cornel Borbely, ka deklaruar se klientja e tij pretendon se e ka vaksinuar Xhakën.

Xhaka pritet të merret në pyetje nga autoritetet zvicerane, potencialisht në fillim të tetorit.

Mesfushori 33-vjeçar iu bashkua Sunderlandit në korrik të vitit 2025 nga Bayer Leverkusen, ndërsa më herët gjatë karrierës ka luajtur edhe për Arsenalin.

Të ngajshme

1,585 vrapues marrin pjesë në “Prishtina Marathon 2026” –

KushtrimGuraj

Laporta i dërgon mesazh Messit: Barcelona dëshiron t’i organizojë ceremoninë e lamtumirës në stadiumin e ri –

KushtrimGuraj

10 vjet pas debutimit, vetëm Rashica dhe Muriqi mbeten nga brezi i parë i Kosovës –

KushtrimGuraj