Telenews

“Të jemi shumë, të jemi bashkë”, LKE thërret qytetarët në protestën e sontme –

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, sonte nga ora 21:00 do të mbahet sërish protestë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Thirrja për protestë është bërë nga organizata “Liria ka Emër”, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në shesh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Sonte në 21:00, dalim në shesh për ata që luftuan për ne. Për lirinë që na e lanë. Për çlirimtarët që sot kanë nevojë për zërin tonë. Mos mungo. Të jemi shumë. Të jemi bashkë”, ka shkruar “Liria ka Emër”.

Protesta vjen pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Të ngajshme

Nxënësit protestojnë nesër në Skenderaj: “Kosova ju pret – Liri për Çlirimtarët” –

KushtrimGuraj

Haradinaj në majën e Rupës me të rinj, valojnë flamujt e UÇK-së dhe “Liria ka emër” –

KushtrimGuraj

Kurti: Shqiptarët në SHBA po e ruajnë gjuhën dhe identitetin shqiptar –

KushtrimGuraj