Telenews

POLICIA E KOSOVËS KRYEN BASTISJE NË LAGJEN E BOSHNJAKËVE NË VERI

Njësitë Speciale kanë kryer një operacion policor në Mitrovicë, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili ka thënë se nuk ka të arrestuar nga ky aksion.
“Policia e Kosovës, në këtë rast departamenti i hetimeve ka realizuar një operacion policor në Mitrovicë, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve. Gjatë këtij operacioni policorë është kryer bastisje në një lokacion. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale”, është shprehur Kelani.
Njësitë speciale të policisë kanë nisur patrullimin edhe  në zonën e Zupqit në magjistralen që shpie për në pikën kufitare në Bërnjak.
Mobilizimi ndodhi pak orë pas sulmit të radhës ndaj policisë, nga persona të panjohur.
Për dallim nga herët tjera, kësaj radhe me breshëri plumbash është qëlluar një autoblindë, e njëjtë si këto që po përdoren nga njësia speciale

Të ngajshme

Kuka: Lojërat Mesdhetare, testi më i madh sportiv për Kosovën, do të ketë risi në xhudo

Valjeta Turkaj

Kryetari i KOKSH flet për rëndësinë e organizimit të Lojërave Mesdhetare në Kosovë

Valjeta Turkaj

Tragjedi në Itali: 20-vjeçari shqiptar humb jetën, hidhet në det pasi rrahu nënën

Valjeta Turkaj