Telenews

Nga Qendra e Studentëve drejt sheshit “Skënderbeu”, studentët nisin të mblidhen

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të marshojë sot nga Qendra e Studentëve drejt sheshit “Skënderbeu”, në shenjë proteste kundër aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ndërsa, studentët tashmë kanë filluar të mblidhen te Qendra e Studentëve.

Marshi pritet të nisë në orën 11:30, nga kjo qendër, ndërsa studentët do të vazhdojnë drejt qendrës së kryeqytetit.

Marshimi i studentëve zhvillohet në kohën kur protestat kundër aktgjykimit kanë hyrë në natën e pestë.

Mbrëmë, mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbeu”, duke shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara.

Në protestën e mbrëmshme morën pjesë edhe djemtë dhe familjarë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të ngajshme

Dalin fotot e modelit 27-vjeçar, pak ditë para vdekjes

Yllka Gashi

Endrit Thaçi sonte sërish bashkë me protestuesit për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj

PDK-ja dorëzon në Kuvend kërkesën për plotësim-ndryshim të Ligjit për Specialen

Yllka Gashi