Telenews

Katër migrantë gjenden në një veturë në Vërmicë

Një person është ndaluar në Vërmicë, pasi në automjetin që drejtonte janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur të hënën. Sipas Policisë, automjeti kishte targa vendore dhe drejtohej nga një i dyshuar mashkull, shtetas i Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin dhe, me vendim të prokurorit, është liruar.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe janë dërguar në qendrën strehimore përkatëse.

Rasti është iniciuar si “Kontrabandim me migrantë”.

Të ngajshme

“Jo në emrin tim”, shqiptarët do të mblidhen më 27 shtator për protestë në Gjenevë

Yllka Gashi

“Jo në emrin tim”, sonte protestohet përsëri në natën e 7-të me radhë

Yllka Gashi

Artan Behrami: “Gjykata Speciale po luan me refera të blerë dhe VAR të manipuluar”

Yllka Gashi