Telenews

Ambasada e SHBA-së ka një njoftim për aplikantët për vizë

Ambasada SHBA-së në Kosovë ka njoftuar një risi për aplikantët për vizë.

Në ambientet e Ambasadës është vendosur një kabinë e fotove, e cila do të jetë vetëshërbim për aplikantët.

Ambasada bën me dije se ajo do të jetë në shërbim për aplikantët që kanë nevojë për foto të re ose në rast se fotografia që posedojnë nuk i plotëson kushtet e nevojshme për aplikim për vizë.

“Prezantojmë kabinën e re të fotove me vetëshërbim në Ambasadën Amerikane në Prishtinë! Aplikantët për vizë që kanë nevojë për një foto të re ose fotografia ekzistuese e të cilëve nuk i plotëson kërkesat për vizë amerikane, tani mund ta bëjnë një të tillë në Ambasadë para takimit të tyre” thuhet në njoftim.

Ambasada ka publikuar edhe udhëzime për përdorimin e pajisjes.

Të ngajshme

“Ka rënë shteti, o bosa”, arrestimi i Vlora Hysenit ndez debatin në komisionin parlamentar në Shqipëri

Yllka Gashi

Ylli Limani mysafir në natën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”, flasin Leonora Jakupi dhe Resul Sinani

Yllka Gashi

Përfshihet nga flakët një objekt në Kijevë të Malishevës

Yllka Gashi