Telenews

Ndërhyrja e tij shmangu më të keqen, polici Vehap Morina nderohet me mirënjohje

Polici hetues Vehap Morina, është nderuar me mirënjohje nga Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, Kolonel Faton Alija, për guximin dhe profesionalizmin e treguar gjatë një përleshjeje mes katër personave, ku dy prej tyre ishin të armatosur.

Mirënjohja iu dorëzua Morinës më 21 shtator, në prani të stafit komandues të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë, ngjarja kishte ndodhur më 19 shtator në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” në Prizren. Në një situatë me rrezik të lartë, polici Morina kishte ndërhyrë pa hezitim, pavarësisht pranisë së personave të armatosur.

Drejtoria Rajonale e Policisë ka vlerësuar se ndërhyrja e tij ka ndihmuar në parandalimin e pasojave më të rënda dhe në qetësimin e situatës.

“Profesionalizmi, përkushtimi dhe guximi i treguar në kryerjen e detyrës janë vlera që meritojnë të vlerësohen”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Sipas këtij institucioni, Morina ka dëshmuar “përkushtim, profesionalizëm dhe integritet të lartë” në shërbim të qytetarëve.

Në ceremoninë e dorëzimit të mirënjohjes, Kolonel Faton Alija, në emër të Drejtorisë Rajonale të Policisë dhe Policisë së Kosovës, e falënderoi Morinën për kontributin, përkushtimin dhe guximin e treguar gjatë ndërhyrjes.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e ka cilësuar veprimin e policit si një shembull për zyrtarët policorë dhe si një kontribut në forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet e sigurisë.

Të ngajshme

Murati takohet me një homologun në SHBA, dakordohen për vazhdim të bashkëpunimit!

Yllka Gashi

18-vjeçari nga Kosova dënohet me 9 vjet burgim në Gjermani, tentoi ta vriste mësuesen

Rrezarta Ramaj

Kurti nga SHBA-ja: Shqetësuese dënimet e rënda për ish-krerët e UÇK-së, Apeli ta korrigjojë aktgjykimin

Yllka Gashi