Telenews

Shqiptarët në SHBA protestojnë para selisë së OKB-së kundër vendimit të Speciales

Dhjetëra shqiptarë të mbledhur të martën para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protestuesit mbanin pankarta me mesazhe të ndryshme, përfshirë “Drejtësi, jo politikë”, “Ku janë kriminelët që masakruan 147 civilë në Izbicë”, “Lironi heronjtë tanë” dhe “Heronj të luftës e të paqes”. Përmes tyre, ata kërkuan lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Protestat kundër vendimit të Gjykatës Speciale kanë vijuar që nga 16 shtatori, kur kjo gjykatë shpalli vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tubime në shenjë kundërshtimi janë mbajtur jo vetëm në Kosovë, por edhe në New York, Kanada, Zvicër, Gjermani dhe Austri.

Ndryshe, sipas vendimit të Gjykatës Speciale, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet, për vepra penale të lidhura me krimet e luftës.

Të ngajshme

Ndërhyrja e tij shmangu më të keqen, polici Vehap Morina nderohet me mirënjohje

Yllka Gashi

Kurti nga SHBA-ja: Shqetësuese dënimet e rënda për ish-krerët e UÇK-së, Apeli ta korrigjojë aktgjykimin

Yllka Gashi

Aktivizimi i semaforëve bllokon rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Yllka Gashi