Telenews

Aksioni me vezë ndaj Kurtit, Kadrijaj: Ndjeva obligim moral dhe patriotik me thy akullin e opozitës

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka folur rreth aksionit të saj në sallën plenare të Kuvendit, kur e gjuajti me vezë kryeministrin në atë kohë në detyrë, Albin Kurtin.

Ajo tha se e ndjeu obligim moral e patriotik për të thyer akullin opozitar, rreth asaj siç e quan ajo, shkeljeve të një pas njëshme të Kushtetutës.

“E kam përcjell me vëmendje, me shqetësim ngjarjet, edhe ju e dini që këto vitet e fundit kjo loja që po bëhet me moskrijimin e institucioneve dhe shkuarjen në zgjedhje të një pas njëshme, në fakt ishin shqetësuese për fatin e vendit. Dhe mu ka duk e pakuptimtë se si një njeri me luajt me fatin e popullit, duke mos dashur t’i zgjedh institucionet, sepse edhe për zgjedhjen e Qeverisë edhe kryetares së Kuvendit, Albin Kurti i ka pasur votat, dhe në momentin kur e kam pa qysh kanë rrjedh ngjarjet, në momentin që e kam parë që po e shkel Kushtetutën, ligjin, e kam ndje obligim moral por edhe patriotik me thy atë akullin e opozitës, sepse ai njeri ka qëndruar statik dhe nuk i ka interesuar fare”.

“Unë paraprakisht kisha marr informacione, edhe pse ka qenë afati i fundit kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, e kam pa që nuk do ketë dhe prej brenda Kuvendit e kam menduar dhe e kam sjell atë aksion”, tha Kadrijaj në Klan Kosova

Të ngajshme

Reagon deputeti i AAK-së: Dështoi Loja e pushtetarëve

Yllka Gashi

Konsoni, përkushtim ndaj cilësisë dhe freskisë në çdo produkt

Rrezarta Ramaj

Sali Berisha kërkon urdhër arrest ndërkombëtar për Vlora Hysenin

Yllka Gashi