Telenews

IKSHPK: 1 Tetori, fokus te shëndeti dhe cilësia e jetës së personave të moshuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se më 1 tetor do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar, me fokus në promovimin e shëndetit, pavarësisë dhe cilësisë së jetës në moshë të shtyrë.

Përmes një postimi, IKSHPK ka bërë të ditur se motoja e sivjetme është “Epoka e jetëgjatësisë: Përshtatja e sistemeve për një jetë më të gjatë dhe më të mirë”, duke theksuar rëndësinë e respektit, kujdesit dhe mbështetjes për personat e moshuar.

“Po afrohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar – 1 Tetor! Me moton: ‘Epoka e jetëgjatësisë: Përshtatja e sistemeve për një jetë më të gjatë dhe më të mirë’, kjo ditë na kujton rëndësinë e respektit, kujdesit dhe mbështetjes për të moshuarit, duke promovuar shëndetin, pavarësinë dhe cilësinë e jetës në moshë të shtyrë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK ka njoftuar se, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, do të organizojë një takim me përfaqësues të institucioneve, organizatave që merren me çështjet e personave të moshuar dhe përfaqësues të mediave.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, do të shënojë këtë ditë me takim me përfaqësues të institucioneve, organizatave që merren me çështjet e personave të moshuar, si dhe përfaqësues të mediave”, thuhet tutje në postim.

Ndërkohë, sipas IKSHPK-së, aktivitetet edukative do të zhvillohen gjatë gjithë muajit tetor, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e moshimit të shëndetshëm.

“Aktivitetet edukative do të zhvillohen gjatë tërë muajit tetor për të rritur ndërgjegjësimin mbi moshimin e shëndetshëm”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Prokurori Ersan Qavolli avancohet në Kryeprokurorinë e Shtetit

Yllka Gashi

“Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin”, Rama nga SHBA: Nuk u bë më mira për George Washington-in e Kosovës

Yllka Gashi

Përmbyllet gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së

Yllka Gashi