Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, sot më 25.09.2026 është përmbyllur gara tradicionale “Ujku Garues 2026” ku morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së.
Sipas njoftimit, në këtë garë të realizuar nga Komanda e Forcave Tokësore (KFT), vendi i parë i takoi Regjimentit Dytë të Këmbësorisë (K2B2), vendi i dytë Policisë Ushtarake të FSK-së dhe vendi i tretë Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë (K2MB).
“Gara “Ujku Garues” për herë të parë është mbajtur në vitin 2015 si rezultat i shkëmbimit të përvojave mes nënoficerëve të FSK-së dhe atyre të kontingjentit Slloven”- thuhet në njoftimin e datës 25.09.2026.




Ndërsa është bërë e ditur se garuesit sfidohen në disiplinat: vrapim 1.6 km, kalimi i poligonit taktik, shtyrja e autoblindës HMMWV (50 m), kalimi i zonës së rrezikshme, bartja e municionit, qitje me armë të shkurtër, hedhja e granatës së dorës, bartja e të lënduarit.
Tutje thuhet se garën e karakterizoi aspekti organizativ, vlerësues, shpirti garues, profesionalizmi dhe angazhimi maksimal i ekipeve.

