Sot, në mënyrë ceremoniale, kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, së bashku me prokurorët dhe stafin administrativ të kësaj prokurorie, përcollën prokurorin e shtetit Ersan Qavolli, i cili pas një angazhimi dhe kontributi disa vjeçar në Prokurorinë Themelore në Pejë, po avancon në pozitën e prokurorit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Me këtë rast, Vuçetaj i ndau prokurorit Qavolli një mirënjohje për punën, angazhimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm profesional, si dhe për kontributin në avancimin e punës dhe imazhit të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Në këtë ceremoni, prokurorët e shtetit dhe stafi administrativ shprehën mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e prokurorit Qavolli ndër vite, duke vlerësuar kontributin e tij në punën e institucionit dhe duke i uruar suksese të mëtejshme në përgjegjësinë e re në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Prokuroria Themelore në Pejë i uroi prokurorit Ersan Qavolli suksese në detyrën e re dhe e falënderon për kontributin e dhënë ndër vite në këtë institucion.

