Telenews

Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët për një ndërprerje emergjente të furnizimit me ujë të pijshëm, si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali.

Sipas njoftimit, ka ndodhur pëlcitja e një tubacioni të ujësjellësit me diametër DN 200, në afërsi të stadiumit në Hajvali.

Si pasojë e këtij defekti, furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në disa zona.

Zonat e prekura janë: Veterniku, zona afër Gorenjes, një pjesë e Hajvalisë, si dhe zona te Rezonanca.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm.

Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve deri në përfundimin e ndërhyrjes.

Të ngajshme

Vonohet nisja e seancës, s’nis as 1 orë e gjysmë pas orarit të paralajmëruar

Rrezarta Ramaj

Zyrtare: Tre kandidatë në garë për president të FIFA-s, Infantino synon një tjetër mandat

Rrezarta Ramaj

Kurti flet për vizitën e Jakup Krasniqit: Situatë e rëndë, është jashtëzakonisht e dhimbshme

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…