Telenews

Kurti flet për vizitën e Jakup Krasniqit: Situatë e rëndë, është jashtëzakonisht e dhimbshme

Kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur me viziten e Jakup Krasniqit në shtëpinë e  tij. Kurti e ka cilësuar si jashtëzakonisht të dhimbshme situatën me të cilën po përballet familja Krasniqi, duke thënë se të gjithë bashkëndjejnë me vuajtjen dhe dhimbjen e tyre.

“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqi. Në këto momente të vështira, të gjithë bashkëndiejmë me vuajtjen dhe dhimbjen. Në një situatë ku ai u dënua me 25 vjet burg, me të gjitha ato pasaktësi historike e faktike, padyshim që të gjithë jemi pranë familjes Krasniqi”, ka thënë Kurti.

Të ngajshme

Al-Ittihad po përgatit një ofertë të re për Zhegrovën

Rrezarta Ramaj

Hamza për vizitën e Krasniqit: Është dashur të ishte në shtëpi pranë bashkëshortes, e jo në burg

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Çitaku pas takimit me Kurtin: S’kemi dallime në përmbajtje, vetëm në procedurë

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…