Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj është deklaruar pak para nisjes së seancës së Kuvendit, ku pritet të miratohet deklarata e përbashkët kundër vendimit të Hagës, raporton Ekonomia Online.
I pyetur rreth çështjes së presidentit, Haradinaj tha se këto janë ditë vendimtare për vendin, pasi afati i 6 tetorit po afron.
Sa i përket vendimit dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së, Haradinaj e quajti të papranueshëm.
“UÇK ka bërë luftë çlirimtare, pra nuk është në emrin tim e as në emrin tonë. Pra Kuvendi duhet t’i shfrytëzojë këto ditë edhe nëse nuk i krijon institucionet, e që t’i bashkohet zërit të qytetarëve”, tha ai.
“Qëllimi ka qenë shkuarja në zgjedhje dhe jemi në zgjedhje realisht, por do të ishte e turpshme që t’i lëmë këto ditë pa i shfrytëzuar, të paktën për me u bë bashkë me popullin, zërin e shqiptarëve”, shtoi ai.


