Telenews

Ngjarjet e datës 1 tetor

Mbahen Ditët e biznesit kroat në Kosovë (Croatian Business Day in Kosovo 2026). Tema: Nxitja e rritjes së qëndrueshme përmes inovacionit dhe industrive strategjike (“Driving Sustainable Growth Through Innovation and Strategic Industries”). (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 08:30 – 16:00)

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu merr pjesë në hapjen e fushatës “Tetori Rozë”, me rastin e fillimit të muajit për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 09:00)

 

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton dhe miraton fushëveprimin e Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:30)

 

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton fushëveprimin e Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

 

Komisioni për Arsim dhe Shkencë shqyrton dhe miraton fushëveprimit të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

 

 

Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini shqyrton dhe miraton fushëveprimin e Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 11:00)

 

Dega e Aleancës Kosova e Re (AKR) në Mitrovicë në një konferencë për media do të bëjë publik qëndrimin mbi zhvillimet e fundit politike në Komunën e Mitrovicës së Jugut dhe prishjen e koalicionit me AKR-në nga kryetari i Komunës, Faton Peci. (Oborri i Komunës së Mitrovicës së Jugut, ora 11:00)

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. (Kabineti i Presidentes, Prishtinë, ora 12:30)

 

Me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA, do të niset pakoja e parë nga Kosova drejt tregut EFTA, duke shfrytëzuar kushtet e reja të marrëveshjes. Nisja e pakos së parë do të bëhet nga pika kufitare Dheu i Bardhë, ora 13:00)

 

 

Kuvendi i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës do të mbajë mbledhje. (Sallën Orion, rruga “Rexhep Luci”, Prishtinë, ora 13:00)

 

Platforma Liria ka emër organizon protestën “JO NË EMRIN TIM!” (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 16:00)

Të ngajshme

Revoltë në burgun italian: Shqiptarët u vënë flakën qelive, kërkojnë ndihmë

KushtrimGuraj

Nata e 15 e protestës, vendoset mbishkrimi “Bac s’u kry” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

KushtrimGuraj

Përmbysje spektakolare, Kosova U21 mposht Qipron –

KushtrimGuraj