Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot paradite një stërvitje të lehtë në Debrecen, në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Izraelit.
Dardanët kanë zhvilluar përgatitjet e fundit para sfidës që do të luhet sonte, me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Grupit 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Ndeshja Izrael–Kosovë zhvillohet në Debrecen të Hungarisë, me dardanët që do të kërkojnë rezultat pozitiv në këtë përballje.

