Telenews

Aurora Rrusta i jep fund beqarisë – publikohen pamje nga kanagjegji

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Aurora Rrusta, po i jep fund beqarisë.

Ajo sonte, e enjte, po mban kanagjegjin në një nga restorantet e njohura, ku është shfaqur me veshje tradicionale shqiptare.

Së fundmi janë publikuar edhe pamje nga atmosfera e kësaj nate të veçantë për Aurorën, e cila duket se po e shijon në maksimum festën para martesës.

Por, pas këtij momenti të rëndësishëm në jetën e saj qëndron edhe një histori dashurie që nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.

Aurora dhe këngëtari Kushtrim Kelani u njohën gjatë qëndrimit të tyre në këtë reality-show, para disa muajsh.

Pas përfundimit të eksperiencës televizive, njohja e tyre vazhdoi edhe jashtë shtëpisë, teksa me kalimin e kohës raporti mes tyre u shndërrua në dashuri.

Tashmë, çifti ka vendosur ta kurorëzojë lidhjen me martesë

Të ngajshme

Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për dokumentet e luftës –

KushtrimGuraj

Mbi 100 mijë njerëz morën pjesë në protestën e 1 Tetorit –

KushtrimGuraj

“Millosheviqi mendje gjenocidale”, Clark: Thaçi patriot, u kthye në Kosovë në kohë krize –

KushtrimGuraj