Telenews

“Më e madhja mbarëkombëtare deri tash” – Associated Press raporton për protestën e djeshme kundër Speciales

Edhe mediat ndërkombëtare raportuan për protestën e djeshme në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në mesin e tyre ishte edhe agjencia amerikane e lajmeve Associated Press (AP).

“Mijëra protestues u mblodhën në Kosovë të enjten, në protestën më të madhe mbarëkombëtare”.

AP thekson se aktgjykimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nxitur protesta të përditshme në Kosovë, ndërsa autoritetet dhe një pjesë e madhe e shoqërisë kosovare i kanë kundërshtuar vendimet e gjykatës.

Agjencia amerikane raporton më tutje se në Kosovë vendimet janë kritikuar si të padrejta, duke theksuar se UÇK-ja – të cilën Thaçi e kishte udhëhequr para se të angazhohej në politikë – luftoi kundër shtypjes serbe.

“Si qytetarët, ashtu edhe politikanët, druhen se vendimi i gjykatës do të njollosë luftën e Kosovës për pavarësi”, thuhet në raportimin e Associated Press.

Të ngajshme

Kurti takohet me Trumpin në SHBA

Rrezarta Ramaj

Musliu dhe Demaku lëshojnë mbledhjen e Komisionit: Prioritet duhet të jetë Ligji për Specialen

Rrezarta Ramaj

Kurti dhe Hamza pritet të takohen sot pasdite

Rrezarta Ramaj