Telenews

KËRCËNIME ME BOMBA NË DISA SHKOLLA E INSTITUCIONE NË MAL TË ZI

Mediat e Podgoricës raportuan se në mesazhet kërcënuese thuhej se të gjithë do të vriteshin dhe se i gjithë qyteti do të “mbushet me gjak”.
“Në mjediset e shkollës janë vendosur shumë bomba. Gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrje. Do të hakmerremi, do të vijmë në shkollë. Do të vrasim të gjithë. Askush nuk do të mbijetojë. I gjithë qyteti do të rrjedh gjak”, thuhet në mesazhin kërcënues, shkruan Vijesti
Kryetari i Komunës së Nikshiqit u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, duke shkruar në Facebook se “është e tmerrshme që dikush në këtë mënyrë kërcënon jetë njerëzish”.
“Ashtu si në disa shkolla fillore, Komuna e Nikshiqit mori një raport për një bombë të vendosur me kërcënime për të rrezikuar jetën e njerëzve. Ne vepruam menjëherë për të evakuuar njerëzit nga ndërtesa, në bashkëpunim me CB Nikshiq,” tha Kovacevic.
Ai ka thënë se ka dalë i fundit nga godina e Komunës, pasi të gjithë punonjësit janë evakuuar.
“Ne presim që autoritetet të bëjnë pjesën e tyre dhe të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Shpresoj se deri nesër do të marrim informacione se ndërtesa është e sigurt dhe se do të mund të kthehemi në punë,” tha Kovaçeviç.
Në Berane është evakuuar edhe godina e pushtetit vendor.
Kryetari i Komunës, Tihomir Bogavac, ka thënë për “Vijesti” se objekti është evakuuar sipas rekomandimeve të policisë.
Ata janë duke ndërmarrë masa dhe veprime në kuadër të kompetencave të tyre”, tha Bogavac.
Mëngjesin e sotëm janë evakuuar të tri shkollat fillore të qytetit, si dhe tre shkolla të zonës rurale për shkak të emaileve që kanë mbërritur në adresat e shkollave për lëndët plasëse të vendosura.
Në adresën e administratës lokale të Tivatit ka mbërritur edhe raporti për bombën e vendosur në ndërtesën e Komunës.
Ndërtesa u evakuua dhe punonjësve të komunës u tha që të mos vijnë në punë deri në fund të ditës.

Të ngajshme

Dy të dyshuar arrestohen për sulm ndaj policit pas shqiptimit të gjobës

Valjeta Turkaj

Rrokulliset një autobus në Gjermani, 20 pasagjerë në gjendje kritike

Valjeta Turkaj

Rendimentet e grurit, të larta, por çmimi i ulët po i dëmton fermerët

Erzana Fazliu