Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka rishpërndarë në Instagram thirrjen e organizatorit të protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, për pjesëmarrje në protestën para Kuvendit të Kosovës.
“Të gjithë në shesh, o sot, o kurrë”, thuhet në thirrjen e rishpërndarë nga Thaçi.
Thirrja është bërë në kohën kur para Kuvendit po zhvillohet protesta lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.

