Telenews

Deputetët nisin të mblidhen në Kuvend për seancë –

Deputetët e partive politike kanë nisur të hyjnë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.

Kjo vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se e pranon propozimin e kryeministrit Albin Kurti që Justina Shiroka-Pula të jetë kandidate për Presidente të Kosovës.

Në anën tjetër, PDK-ja ka propozuar Eliza Hoxhën si kundërkandidate, duke theksuar se këta dy emra janë të vetmit të pranueshëm për këtë parti.

Në pikën e parë të rendit të ditës do të jetë votimi i Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa pas tij pritet të zhvillohet votimi për Presidentin e Kosovës.

Të ngajshme

Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara –

KushtrimGuraj

PDK pranon propozimin e Kurtit, propozon Eliza Hoxhën kundërkandidate –

KushtrimGuraj

Djali i Justina Pulës për propozimin e Kurtit: Nuk di asgjë –

KushtrimGuraj