Telenews

Muharremi i kërkon presidentes t’i largojë militantët e VV-së nga kabineti: I duhet staf profesional

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas raportimit të Nacionales për emërimet e para në kabinetin e presidentes së re.

Ai i ka bërë thirrje presidentes Justina Shiroka-Pula që t`i largojë nga kabineti militantët e VV-së. Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se presidentja duhet të emërojë staf profesional.

“Presidentja, e cila duhet me qenë figurë unifikuese, për çka edhe është zgjedhur, po raportohet se e paska politizuar në start zyrën e presidentit me emërimet e personave që janë pjesë e partive politike. Nuk di nëse zonja Justina Pula ka qenë në dijeni për veprimet që i ka ndërmarrë apo i ka bërë pa vetëdije? Sidoqoftë, ky është një fillim shumë i keq dhe tregon qysh në fillim që aty nuk do të ketë paanësi, por ajo zyrë do të jetë nën ndikimin e thellë të LVV-së”, ka shkruar ai, duke i bërë thirrje presidentes të reflektojë.

“I bëj thirrje publike Justina Pulës që menjëherë të i korrigjojë këto veprime dhe pa vonesë të emërojë personel profesional dhe sidomos të pavarur nga partitë politike. Përndryshe ajo në fillim rrezikon seriozisht të shkatërroj reputacionin e saj dhe të e humbë besimin e publikut ende pa filluar mirë punën”, ka shkruar ai.

Gazeta Nacionale, dje ka raportuar se presidentja e sapozgjedhur, Justina Shiroka-Pula, ka emëruar shefe të stafit Berita Abazin, ish-shefen e stafit të Albulena Haxhiut. Ajo është asambliste e Vetëvendosjes në Prishtinë.

Të ngajshme

Qelaj: Kemi ngritur shqetësimin për rritjen e taksave gjyqësore, s’duhet të bëhen pengesë për qasjen në drejtësi

Rrezarta Ramaj

“Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar”, përlotet nëna e Ronaldos

Rrezarta Ramaj

“Është e rreme”, Drake reagon ndaj pretendimeve për atësinë e fëmijës së ish-partneres

Rrezarta Ramaj