Telenews

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin gusht 2026, sipas të cilave numri i vizitorëve në hotele është rritur për 10 për qind krahasuar me gushtin e vitit 2025.

Sipas ASK-së në gusht të këtij vitit numri i vizitorëve në hotele ishte 101 mijë e 792 dhe prej tyre vizitorë vendorë ishin 37 mijë e 986 dhe vizitorë të jashtëm ishin 63 mijë e 806.

Krahasuar me muajin gusht të vitit 2025, kur ishin 92 mijë e 544 vizitorë, pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 10.0%.

“Numri i netë qëndrimeve ishte 212 mijë e 411, prej tyre 135 mijë e 740 (62.6%) nga vizitorët e jashtëm dhe 76 mijë e 671 (ose 36.1%) vizitorët e brendshëm”, thuhet në njoftim.

Sa u përket vizitorëve të huaj në muajin gusht 2026, krahasuar me periudhën paraprake (gusht 2025) pati një rritje të vizitorëve për  7.3%.  Në total, 63 806 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia.

Të ngajshme

Qelaj: Kemi ngritur shqetësimin për rritjen e taksave gjyqësore, s’duhet të bëhen pengesë për qasjen në drejtësi

Rrezarta Ramaj

“Ka qenë hero i Portugalisë, s’i dhanë vlerësimin e merituar”, përlotet nëna e Ronaldos

Rrezarta Ramaj

“Është e rreme”, Drake reagon ndaj pretendimeve për atësinë e fëmijës së ish-partneres

Rrezarta Ramaj