Telenews

AGK-ja dënon kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetarit Fidan Jupolli

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar fyerjet, sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarit Fidan Jupolli, autor i emisionit satiriko-politik “DPT Te Fidani” në Klan Kosova.

Sipas AGK-së, këto sulme kanë ndodhur pas komenteve dhe emisioneve që lidhen me protestën në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së dhe krizën rreth zgjedhjes së Presidentit.

AGK-ja ka shprehur mbështetje për Jupollin, duke e përkrahur në ndërmarrjen e veprimeve ligjore për denoncimin e sulmeve, të cilat, sipas reagimit, cenojnë edhe integritetin fizik të tij dhe të familjes së tij.

Në reagim, AGK-ja u ka bërë thirrje akterëve politikë dhe përkrahësve të tyre që mospajtimet për çështjet me interes publik të mos shndërrohen në kërcënime dhe dhunë.

Në fund, Asociacioni ka rikujtuar se liria e shprehjes dhe e medias është e drejtë themelore e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Të ngajshme

Përmbytje në jug të Italisë

Rrezarta Ramaj

Xhuli tregon se pse nuk po zbulon emrat e binjakëve të saj

Rrezarta Ramaj

Ministria këshillon qytetarët si ta kontrollojnë cilësinë e arit para blerjes

Rrezarta Ramaj