Telenews

Fëmija 4-vjeçar i gjetur i vetëm në Ferizaj ribashkohet me nënën

Një lajm i mirë vjen nga Ferizaj, ku fëmija rreth 4-vjeçar, i cili ishte gjetur i vetëm në rrugë, tashmë është bashkuar me nënën e tij.

Gazeta Sinjali kishte raportuar më herët se një fëmijë rreth 4 vjeç ishte gjetur në rrugë në Ferizaj, ndërsa Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe paraqitjen e familjarëve të tij.

Pas këtij rasti, nëna e fëmijës është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj, ku e ka marrë fëmijën e saj shëndoshë e mirë.

Kështu, rasti që kishte ngjallur shqetësim për sigurinë e të miturit ka marrë një përfundim të mirë, me ribashkimin e fëmijës me nënën e tij.

Të ngajshme

Ribashkohet çifti i BBVK, mesazhi i Lelës për dashurinë me Leon merr vëmendjen

Rrezarta Ramaj

“Nëse e humbim betejën me Apelin, humb lufta e Kosovës”

Rrezarta Ramaj

Zjarr në një banesë në Tophane të Prishtinës, s’ka të lënduar –

KushtrimGuraj